E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet një nga lajmet më pikantë të ditëve të fundit. Qëndrimi i argjentinasit në Katalonjë është disi i komplikuar dhe kontrata e tij përfundon në fundin e këtij sezoni.
Tashmë dihet se emri i kapitenit të Barcelonës është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm te PSG-ja dhe mesa duket ka qenë sërish Neymar ai që i ka “hedhur benzinë zjarrit” sërish. Fillimisht braziliani ia kërkoi drejtuesve të klubit ta blinin Messin dhe deklarata e tij që dëshironte të luante sërish me të bëri shumë bujë.
Madje, sipas raportimit të “L’Equipe”, sulmuesi i PSG-së e ka telefonuar personalisht Leon për t’i treguar më shumë rreth jetesës në Paris. Gjithashtu, mësohet se gjatë bisedës ato kanë folur edhe për klubin dhe ekipin, ku Neymar po kërkon me të të gjithë mënyrat për ta bindur shokun e tij për t’u transferuar në “Parce des Princes”.