Messi thyen edhe një rekord (Video) – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Messi thyen edhe një rekord (Video)

    Insajderi
    22 June 2016 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Argjentina siguroi finalen e Kupës së Amerikës për vitin e dytë radhazi falë një fitoreje të lehtë 4-0 ndaj organizatorëve të SHBA, në një natë ku Lionel Mesi hyri në librin e rekordeve si golashënuesi më i mirë i kësaj përfaqësueseje.

    Messi shënoi golin e dytë të takimit me një goditje dënimi spektakolare në minutën e 32-të, duke çuar në 55 bilancin e tij personal me fanellën e Argjentinës.

    Më herët, Messi kishte dhënë asistin për golin e avantazhit të Lavecit që në minutën e 3 të sfidës. Ndërsa në pjesën e dytë, ishte Higuain që shënoi dy gola, një me asist nga Mesi, për të vulosur fitoren.

    Tanimë Argjentina pret fituesen e çiftit Kili-Kolumbi për të mësuar se kush do të jetë rivali i saj në finale.

    https://youtu.be/vyxnxd7kk9U


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark