×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ”Mësuesi është i pasjellshëm”, të hënën bojkotohet mësimi në Stanoc – nga Këshilli i Fshatit flasin për Insajderin

    Insajderi
    18 November 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nxënësit e shkollës fillore, “Nazmi Zegrova” në Stanoc të Poshtëm të Vushtrrisë nga e hëna do bojkotojnë mësimin. Ky vendim vjen nga Këshilli i Fshatit të cilët po kërkojnë përjashtimin e mësuesit të teknologjisë në këtë shkollë.

    Rrahim Ajeti nga Këshilli i Fshatit ka thënë për Gazetën Insajderi se ky vendim është marrë pasi Komuna ka injoruar kërkesat e tyre.

    Ata po kërkojnë që të përjashtohet mësuesi i kësaj shkollë përkatësisht i lëndës se teknologjisë.

    Mësuesi është i pasjellshëm më prindër më nxënës, me 100 probleme duhet më ndrru, na s’kemi marrë përgjigje prej Komunës, prandaj nga e hëna nuk do i dërgojmë fëmit në shkolla“, tha ai.

    Sipas tij Komunës i ishte dhënë afat deri të premten.

    “Duke shpresuar qe institucionet përgjegjëse do te ndërmarrin masa ndaj këtyre parregullsive! Besojmë ne stafin e Komunës dhe te Drejtorisë se Arsimit plotësisht, e shpresojmë që sa më parë të jetë e mundur ti kthejmë fëmijët ne bankat shkollore”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark