×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mësuesit nuk i lejuan fëmijët të shkojnë në tualet, ankohen prindërit

    Insajderi
    04 December 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prindërit e fëmijëve që janë nxënës të shkollës “Patchway, Bristolnë Britani kanë mbetur të indinjuar pasi mësuesit, të cilët zbatuan “ligjin” e shkollës, ndaluan fëmijët të shkonin në tualet gjatë mësimit. Ata nuk kanë përkrahur vendimin, duke thënë se ai privon studentët nga e drejta e tyre themelore njerëzore.

    Nxënësit tani mund të shkojnë në tualete vetëm gjatë pushimit të mëngjesit, drekës ose në fund të orarit mësimor dhe prindërit janë të tmerruar nga rregullat e reja.

    Një nënë, Lucy Cox, vajza 14-vjeçare e së cilës Katy, shkon në Shkollën e Komunitetit Patchway, Bristol, tha se shkolla “dështoi” në lidhje me mbrojtjen ndaj studentëve.

    Lucy, një studente tha: “Shkolla po u privon fëmijëve një të drejtë themelore njerëzore dhe ka dhjetëra prindër të mërzitur.

    Lucy Cox, me vajzën e saj Kay, 14 vjeçare


    Një mesazh nga një prind shkruante: “Fëmija im në klasën e 7-të më tha mbrëmë se kishte pasur nevojë për t’i kryer nevojat fiziologjike, por nuk u lejua të dilte në orën e mësimit.

    “Mendoj se kjo është e neveritshme që një fëmijë u thotë se ka nevojë urgjente për banjo dhe nuk lejohet. Është e neveritshme dhe ka nevojë për zgjidhje” – tha një prind.

    Në një postim tjetër shkruhej: “Kam një vajzë në vitin 9. Pse duhet të detyrohen të rejat të ndajnë pushimet nëse kanë menstruacione? Është mjaft keq që ata duhet të shpjegojnë pse mund t’u duhet të përdorin tualetin në orarin e mësimit”

    Një tjetër prind i Patchway, tha se vajza e tij 14-vjeçare është e shqetësuar për higjienën e saj, dhe frikësohet nëse ajo do të ketë një çrregullim periodik për shkak të masave të reja të tualetit.

    Shkolla u kthej përgjigje prindërve se “sanksionet” e reja “janë në përgjigje të fundit të pandemisë” dhe janë në përputhje me shkollat e tjera në të njëjtin besim multi-akademik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark