×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta i quan “ahmakë” ata që përqeshën inciativën e tij

    Insajderi
    18 June 2017 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i LDK-së dhe kandidati për të marrë një tjetër pozitë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, të shtunën bëri një thirrje në Facebook për të themeluar atë që u quajt me emra të ndryshëm por që lidhet me organizimin e “prishtinasve të vjetër” që Meta i quajti “pinjollë të familjeve të para në Prishtinë”.

    Kjo zgjoi një reagim të madh në rrjete sociale, që në përgjithësi ishin komente tallëse ndaj këtij organizimi, dhe kjo duket se ka shtyrë Metën që bëjë një reagim në lidhje me atë sesi është pritur ideja e tij.

    “Reagimi ndaj iniciativës, ishte si një “Vullkan”! Apo, që të jem më korrekt, ngjanë dy “Vullkane”!? U mirëprit jashtëzakonisht mirë, nga ata të cilëve iu dërgua ftesa, nga Prishtinalitë…, dhe u prit mirë, për qindra qindra arsye”, ka shkruar Meta.

    Madje sipas tij, aq shumë ka pasur komente fyese sa Meta thotë se nuk dihej nëse bëhej fjalë për themelimin e një “klubi” apo të një organizate terroriste.

    “ E përbashkëta e paragjykuesve ishte se: s’bënë të organizohen e formojnë Klubin apo Shoqatën… – sepse siç thamë, është rrezik, pothuajse si ISIS-i!?”, ka shkruar Meta.

    Ai ka thënë se thirrjes së tij i janë përgjigjur shumica e familjeve pinjolle në Prishtinë.

    “Pozitivisht – iu përgjigjën ftesës pjesëtarët e pothuaj 99% të familjeve të kamotshme Prishtinase!”, ka shkruar Meta në një shkrim të gjatë të postuar në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com

    Lexo edhe rrëfimin 

    PRISHTINA E HUMBUR

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark