Amidoni nga mielli shkrin yndyrën nga flokët. Veç kësaj, ndonjë miell – siç janë ai i thekrës apo ai i qiqrës – kurojnë flokët, sepse përmbajnë vitaminë B5, zink dhe hekur
Ato materie ushqyese gjithashtu forcojnë flokët, transmeton Telegrafi. Nëse vendosni për këtë tretman, shmangni miellin i cili përmban shumë gluten, sepse do të ngjitë flokët.
Por kjo nuk është e gjitha: sipas dëshmive të shumta të blogisteve nga interneti, flokët pas larjes me miell marrin më shumë vëllim dhe bëhen më të butë.
Meqenëse mielli është pH-neutral, nuk irriton qimet e ndjeshme dhe ndihmon kundër zbokthit dhe lëkurës problematike.
Si t’i lani flokët me miell?
Larja e thatë e flokëve me miell tingëllon si ndonjë mision i pamundshëm, mirëpo vërtet është krejt e thjeshtë.
– Lëreni tretjen në flokë së paku pesë minuta, por jo më gjatë se 10 minuta.
– Në fund shpëlani mirë flokët me shampon.
Këshillë: Nëse tretja e miellit ju bëhet “monotone” pa kurrfarë arome, mund të shtoni disa pika vaj eterik.