Ndikon në gjumë dhe në tërë shëndetin
Është e çuditshme mirëpo e vërtetë që ekzistojnë teknika të ndryshme të frymëmarrjes dhe që mund t’ju ndihmojnë shumë, transmeton Telegrafi. E gjitha që duhet të bëni është që të prekni qiellzën me gjuhë dhe pastaj të merrni frymë.
Njerëzit të cilët e kanë problem pagjumësinë, me ndihmën e kësaj teknike më lehtë do të flenë.
Mbase do të ndiheni të marrë derisa e bëni këtë, mirëpo besoni që vërtet do të ndikojë. Ndikon në gjumë dhe në tërë shëndetin.
Dobia
Nëse ballafaqoheni me problemin e pagjumësisë, atëherë ky truk mund të jetë shumë i dobishëm për ju.
Nuk do t’ju jetë i nevojshëm kurrfarë aparati i posaçëm apo tableta të cilat do t’ju detyrojnë të flini gjumë.
Si ta përdorni
E gjitha që duhet të dini është se si ta përdorni gjuhën dhe si të merrni frymë.
Këto metoda të pabesueshme i ka zbuluar dr. Endua Vela.
Liron stresin
Do të relaksojë trupin tuaj dhe do t’ju lirojë nga stresi. Prekni me maje të gjuhës suaj qiellzën dhe lëreni ashtu derisa merrni frymë.
Është me rëndësi që me atë rast të përdorni teknikën e cila është e njohur si 4-7-8 (4 sekonda marrje frymë, 7 sekonda mbajtje të frymës, 8 sekonda nxjerrje të frymës) e teknikës së frymëmarrjes.