×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Michel: BE e gatshme për negociata intensive me Britaninë e Madhe

    Insajderi
    21 October 2020 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koha e mbetur në dispozicion për një marrëveshje mbi marrëdhëniet pas Brexit është e shkurtër edhe pse ne jemi gati të negociojmë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në fjalën e tij në Parlamentin Europian.

    ”Britania e Madhe ka një zgjedhje madhe për të bërë”, theksoi ai.

    ”Është një zgjedhje e lirë dhe sovrane. Ne gjithmonë do t’i respektojmë ata, por kjo zgjedhje do të përcaktojë qasjen në tregun tonë të vetëm”, shtoi Michel.

    ”Ne duam një marrëveshje, por jemi gjithashtu të gatshëm për një vendim ‘pa marrëveshje”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në fjalën e tij në Parlamentin Europian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark