×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mike Pompeo: Putin nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën po të ishte Donald Trump ende president i ShBA’së

    Insajderi
    04 February 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një intervistë me BBC-në tha se Vladimir Putin nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nëse President i ShBA’së do të ishte ende Donald Trump, shkruan the “The Guardian”, përcjell Insajderi.

    “Ne dimë se si t’i frenojmë kundërshtarët tanë. Sinqerisht, administrata Trump e ka bërë këtë. Gjatë mandatit tonë, Putin nuk ka sulmuar Evropën apo Ukrainën. Po, është një sulm i paprovokuar ndaj Evropës. Putini është i vetmi përgjegjës për këtë. Por këto gjëra nuk ndodhin në vakum”, tha Pompeo.

    “Vladimir Putin gjithmonë donte një Rusi më të madhe”

    “Armiqtë vendosin kur të sulmojnë. Vladimir Putin gjithmonë donte një Rusi më të madhe. Ai do të shkojë në varrin e tij duke dashur një Rusi më të madhe. Këtu janë disa fakte, në vitin 2014, në kohën e Obamës, Putini mori një të pestën e Ukrainës. Pastaj për katër vjet, ai nuk mori asnjë centimetër; ai luftoi përgjatë Donbasit, por nuk nisi pushtim”, shtoi ai.

    “Kur u larguam, ai hyri përsëri në veprim. Kjo është e padiskutueshme, këto janë faktet. Mund të debatoni nëse është rastësi, por Putini nuk ka ndryshuar në atë periudhë. Synimet e tij kanë qenë të njëjta. Ajo që ka ndryshuar është e tij perceptimi i rrezikut dhe ai ndryshon në varësi të presidentit”, përfundoi Pompeo./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark