×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mike Tyson akuzohet për përdhunim

    Insajderi
    25 January 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mike Tyson akuzohet se e ka përdhunuar një grua pasi dyshja u takuan në Albany të New Yorkut, në një klub nate në vitin 1990.

     Gruaja pretendon se Tyson e ka përdhunuar atë në një limuzinë, gjë që ka rezultuar në lëndime fizike, psikike dhe emocionale gjatë viteve që kanë kaluar.

    “Unë hyra në limuzinën e Tysonit për ta marrë shoqen time nga shtëpia e saj”, shkruante në padi, e cila është marrë nga “DailyMail.com”.

    “Tyson menjëherë filloi të më prekte dhe tentoi të më puthe. Unë i thash jo disa herë dhe i kërkova të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmoj mua. Ai më pastaj më zhveshi pantallonat dhe më përdhunoi duke përdorur dhunë”, shkruante më tej në deklaratën e gruas në fjalë.

    Deklarata e gruas nuk jep një datë për sulmin, por thotë vetëm se ai ndodhi në fillim të viteve 1990, afërsisht në të njëjtën kohë kur konkurrentja e konkursit të bukurisë, Desiree Washington tha se Tyson e përdhunoi atë në Indianapolis.Tyson u dënua për përdhunimin e Washingtonit më 10 shkurt të vitit 1992 dhe kreu tre vjet burg për këtë vepër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark