×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mikrobiologu Raka: Secila vaksinë i ka efektet anësore, por dobia e saj është shumëfish më e lartë

    Insajderi
    21 April 2021 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    ”Kanë frikë prej mpiksjes. Arsyja e dytë është nga stafi shëndetësor thonë ”se duam ta marrim vaksinën Pfizer”. Çdo vaksinë shpëton jetë. Efekte anësore ka secila vaksinë. Edhe Pfizer ka efekte anësore. Nëse e ke AstraZeneca mere, s’ka aty hezitim”.

    Mikrobiologu Lul Raka ka apeluar që të aplikohet vaksina antiCovid-19, dhe të mos ketë hezitim në marrjen e vaksinës AstraZeneca, siç është raportuar të ketë ndodhur.

    Raka për Klan Kosovën, tha se secila vaksinë ka efektet e saj anësore, megjithatë ai përsëriti lutjen e tij që stafi shëndetësor të kryej injektimin, pasi dobia e kësaj kure, është shumëfish më e lartë.

    Sipas tij përveç frikës nga AstraZeneca, stafi shëndetësor e preferon më shumë vaksinën Pfizer për ta aplikuar si mbrojtje të sigurt ndaj koronavirusit, njofton Klan Kosova.

    ”Dje kam marrë vaksinën në QKMF e Kaçanikut. Deri tani nuk kam asnjë efekt anësor. E kalova 24 orëshin, fazën e parë, pa efekte anësore”.

    ”Unë dje kam sqaruar, pse kam vendosur ta marrë pikërisht dje vaksinën – sepse në kohën kur Kosova ka kaq pak, qëllimi kryesor i vaksinës është të mbërrijë tek ata që kanë nevojë më së shumti”.

    ”Në shumë shtete të botës, personat që kanë pasur COVID-19, nuk iu japin vaksinën gjashtë deri në tetë muajt e parë. Dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk e kam marrë në fillim. Por e dijmë që në fillim e kanë marrë vaksinën që në ditën e parë kryeministri Albin Kurti etj…”

    ”Por më pas kemi pasur ngurrime”.

    ”E ka marrë Angela Merkel AstraZeneca. Por, pse e mora unë dje vaksinën? Ajo që më ka brengos mua është hezitimi i punëtorëve shëndetësorë për me marrë vaksinën. Nëse shohim sa vaksina Astra Zeneca janë dhënë në Europë afër 40 milionë, e mpikësja ka ndodhë katër në një milionë”.

    ”Tek personat që pinë duhan, ndodhin 1700 raste, konsumues të duhanit. Efekti anësor, duhet të kuptohet cili është rreziku relativ. Dobia e vaksinës është shumëfish miliona herë sesa efekte anësore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark