×
Show

Mila Kunis dhe Demi Moore, “luftë” për Ashton Kutcher

Insajderi
10 December 2016 - 09:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreth një jave më parë, Mila Kunis solli në jetë fëmijën e dytë me aktorin Ashton Kutcher, djalin e tyre Dimitri.

Një burim i afërt me aktorët tregon për “Ace Showbiz” se Demi Moore po përpiqet me çdo kusht që të ndërhyjë në jetën bashkëshortore të ishit të saj, duke u dërguar dhurata për fëmijët apo duke i dhënë këshilla Mila-s sesi të rrisë lehtësisht dy fëmijë.

Ajo po përpiqet të tregohet miqësore, por në të njëjtën kohë është një situatë e çuditshme dhe e sikletshme për çiftin pasi gjatë gjithë kohës është e pranishme në jetën e tyre.

Ka qenë Mila ajo e cila ka thyer heshtjen duke thënë se nuk ka nevojë për asnjë dhuratë apo këshillë. Ajo është shumë e aftë që t’ja dalë vetë. Ajo çfarë Kunis kërkon nga aktorja 54-vjeçare është që thjeshtë ta lërë rehat dhe të mos ndërhyjë më në jetën dhe në familjen e saj.

Përsa i përket aktorit Ashton Kutcher, i cili është ndarë nga Demi Moore rreth 5 vite më parë, nuk ka pranuar të flasë për këtë situatë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark