×
  • Sport
  • Sport

    Milani kthehet te fitorja, shkëlqejnë Messias dhe Ibrahimovic

    Insajderi
    01 December 2021 - 22:45

    Milani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Genoas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

    Kuqezinjtë që nuk kishin fituar në tri ndeshjet e fundit në kampionat e nisën seriozisht takimin.

    Që në minutën e 10-të arritën të shënonin me Zlatan Ibrahimovic që gjeti rrjetën me një goditje dënimi (1-0).

    Junior Messias ishte ai që gjeti rrjetën për 2-0 me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës.

    Milani hipotekoi fitoren në minutën e 61-të, kur Brahim Diaz gjeti Messias që shënoi për 3-0.

    Deri në fund nuk kishte raste dhe kuqezinjtë morën fitoren që i dërgon në vendin e dytë me 35 pikë, një më pak se Napoli.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark