Tifozët e Milanit kishin arsye për të festuar dje.
“Rossoneri” u shpallën kampionë të Italisë për herë të parë pas 11 vjetësh pritjeje.
E këtë sukses e ka shijuar tej mase edhe tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, i famshmi Tiziano Crudeli.
Tifozi italian njihet për spektaklin që e dhuron në studiot televizive kur luan Milani.
Dhe, një gjë të tillë e bëri edhe në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos dje, shkruan “Gazeta Express”.
Ai e shijoi çdo moment, u gëzua për golat, e mbi të gjitha kur përfundoi ndeshja, me ç’rast Milani e siguroi edhe titullin e 19-të të kampionit.
Në studio kishte edhe tifozë të Interit dhe ai po i ngacmonte edhe ata, siç bën zakonisht me kundërshtarët.
Crudeli pa dyshim është hijeshia e tifozëve të Milanit.
Ai është bërë tashmë i njohur në botë me reagimet dhe festimet e tij për skuadrën e zemrës.