×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Miliarderët amerikanë mblodhën 1 trilion dollarë në pandemi, punëtorët e tyre në zor

    Insajderi
    15 January 2021 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Miliarderët në Shtetet e Bashkuara e kanë rritur pasurinë për më shumë se 1 trilion dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit, përderisa shumë prej punëtorëve të tyre janë përballur me rrezikun e sëmundjes në vendet e punës, ndërsa miliona amerikanë të tjerë janë munduar të mbijetojnë për shkak të papunësisë.

    Themeluesi dhe shefi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, u pasurua për më shumë se 70 miliardë dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit më 2020 dhe pasuria e tij tashmë ka arritur në gati 185 miliardë dollarë, shkruan The Guardian.

    Në kohën kur shitjet e kompanisë kanë shënuar rritje të madhe, punëtorët kanë protestuar kundër kushteve të pasigurta të punës dhe kundër presionit për t’iu përgjigjur kërkesës. Disa punëtorë që protestuan kanë thënë se janë shkarkuar nga puna si hakmarrje për veprimin e tyre.

    Kompania “Amazon” po përballet me ankesa në nivel federal pas dyshimeve se të paktën dy përjashtime nga puna kanë qenë në kundërshtim me ligjet amerikane të punës.

    Fitimi dhe vlera e aksioneve të kompanisë është rritur për miliarda dollarë gjatë vitit të kaluar, por Amazon ka ndarë vetëm një pjesë të vogël të këtij fitimi për pagesë shtesë për punëtorët dhe për pagesa për rrezikshmëri në punë, sipas një analize të Institutit Brookings.

    Mesatarisht, punëtorët e kësaj kompanie janë paguar 0.99 dollar në orë më shumë gjatë pandemisë, ndërsa shefi i tyre është pasuruar mesatarisht nga 11.7 milionë dollarë në orë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark