×
  • Lajme
  • Lajme

    Milica Kostiç i del në mbrojtje Ramush Haradinajt

    Insajderi
    05 January 2017 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për organizatën jo qeveritare serbo-belge,Qendra për të Drejtën Humanitare, e specializuar në krimet e luftës në Ballkan, fletarresti ndërkombëtarë i Serbisë për Ramush Haradinaj, është një veprim i pamatur.

    Drejtoresha e kësaj organizate Milica Kostiç, i ka thënë gazetës zvicerane “24heures” se është zhgënjyese të shihet sesi Serbia vazhdon të mbajë si të ligjshme këto urdhër-arreste, në ndërkohë që zyrtarë të lartë serb nuk janë sjellë para drejtësisë me vite me radhë.

    Për më tepër, sipas Kostiç, është paradoksale që Serbia të thirret në hetimet e një prokurorie e cila ska kryeprokuror.

    “Zyra e Prokurorit Speciale për krime të luftës nuk ka drejtues për më shumë sesa një vit”, ka thënë Kostiç.

    Sipas saj, themelimi i Gjykatës Speciale është argument i mjaftueshëm që të hiqet dorë nga këto urdhër-arreste, pasi kjo gjykatë do të hetoj liderët e luftës në Kosovën e viteve 1998-1999./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark