×
  • Showbiz
  • Show

    Milioneri i Katarit i afrohet gazetares që po raportonte direkt dhe i bën dhuratë luksoze teksa e fton në Lambrgohinin e tij

    Insajderi
    07 December 2022 - 19:25

    Gazetarja argjentinase Sofia Martinez po raportonte drejtpërdrejt nga Kampionati Botëror në Katar kur një milioner nga Katari iu afrua dhe e ftoi në veturën e tij luksoze të tipit “Lamborghini”.

    Korrespondentja e ESPN dhe programit “Perros de Calle” u befasua nga veprimi i pasanikut të Katarit gjatë raportimit.

    Gjegjësisht, në Lamborghini kishte një kuti të zezë me një version të vogël të trofeut të Kupës së Botës me një hark në sediljen e makinës.

    Gazetarja e habitur e pyeti: “A është për mua?” dhe pasaniku iu përgjigj: “Po, është e jotja”.

    Më pas ajo hapi kutinë dhe pa një celular me vlerë të paktën 1000 euro.

    Gazetarja e pranoi dhuratën, por shumë e paralajmëruan se nuk duhej ta bënte pasi fshihet një qëllim i milionerit pas këtij veprimi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark