Milot Rashica edhe më i rëndësishëm tek Vitesse – bëhet me numër të ri – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica edhe më i rëndësishëm tek Vitesse – bëhet me numër të ri

    Insajderi
    03 July 2016 - 02:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milot Rashica nuk do ta bartë më numrin 26 në fanellën e tij. Talenti vushtrrias ka publikuar sot një foto të fanellës me numër të ri.

    Ai do të bartë numrin 7 në shpinë, i cili është njëri nga numrat më të kërkuar në Evropë, dhe rëndom futbollistët më të mirë ofanziv të skuadrave botërore mbajnë këtë numër.

    miloti

    Rashica javën e kaluar nisi përgatitjet me Vitessen dhe skuadra holandeze e sheh atë si njërin nga futbollistët kyç të grupit, të cilin futbollisti i ri shqiptar e ka dëshmuar gjatë stinorit që kaloi, duke zënë një vend të rëndësishëm në projektin e klubit holandez.

    Vitesse pritet t’i besojë shumë futbollistit shqiptar në vitet e ardhshme, dhe nga ai pret që të fitoj shuma të mëdha parash, raporton Insajderi.

    Napoli, PSV dhe gjiganti holandez Ajax veç kanë shprehur interesim për futbollistin e lindur në Vushtrri, i cili ka edhe tre vite kontratë me ish-kampionin e Holandës./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark