Skuadra e Galatasaray sonte kundër Kayserispor pësoi disfatën e dytë këtë sezon. Pas ndeshjes ka folur i mërzitur për këtë humbje anësori kosovar, Milot Rashica, i cili asistoi në golin e vetëm për gjigantin turk, transmeton Gazeta Metro.
Ai në një intervistë pas ndeshjes deklaroi se kjo humbje ishte zhgënjim për të gjithë lojtarët. Por, thotë se në ndeshjet e ardhshme do të mundohen të marrin tre pikët.
”Më vjen shumë keq për sot. Ne i zhgënjyem tifozët tanë. Ishte zhgënjim edhe për ne. Kjo ndodh sepse ne jemi një ekip që dalim për të fituar çdo ndeshje. Ne do të shkojmë të fitojmë ndeshjet e ardhshme dhe do të përpiqemi t’i kushtojmë vëmendje gjërave pozitive,” tha ai.
Në minutën e 86’të Rashica pasi i iku shumë mirë mbrojtësit kundërshtar në lojën pa top, pasoi brenda zonës te Baris Yilmaz dhe ky i fundit shënoi për 2-1.
Megjithatë, ky gol vlen vetëm për statistika sepse Konyaspor kishte realizuar gjatë pjesës së parë me anë të Mario Gavranovic (22′) dhe Onur Bulut (34′).
Galatasaray pas kësaj disfate mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 17 pikë, kurse Kayserispor ka kaluar në vendin e tetë me 16 pikë.