Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin për Galatasaray në duel me Kasamonuspor në kuadër të Kupës së Turqisë.
Reprezentuesi kosovar pasi shënoi golin e parë në takim, e ka gjetur edhe të dytin.
GOLI I PARË 👇
https://streamin.me/v/fb95b174
Ishte minuta e 56-të e sfidës, kur Rashica u asistua nga Bafetemi Gomis dhe realizoi me një gjuajtje të fortë për 4-0.
GOLI I DYTË 👇
https://streamin.me/v/12302436
Pas 70 minutave lojë, Galatasaray po udhëheq me rezultat të thellë 5-0 ndaj skuadrës nga Liga e Tretë e Turqisë.
Rashica deri më tani ka qenë lojtari më i mirë në fushë dhe tifozët e Galatasaray në disa raste e kanë duartrokitur sulmuesin kosovar për lojën e bukur.