
Pas paraqitjeve të mira që ka pasur këtë stinor me ekipin Vittese, vlera e Milot Rashicës është rritur dukshëm.
Rashica i cili para vetëm shtatë muajve kishte vlerë në tregun e futbollit vetëm 50 mijë eurove, ai sot nga faqja e transferimeve Transfermarkt vlerësohet me 1.2 milion euro/
Futbollisti 19 vjeçar bëri hapin e madh të karrierës gjatë verës së vitit të shkuar, pasi kaloi nga klubi vushtrrias Llamkos Kosova tek Vitesse,raporton Insajderi
Për këtë rritje të ‘çmendur’ në vlerë të Rashicës patjetër që kanë ndikuar paraqitjet e tij me skuadrën holandeze. Ai momentalisht është shënuesi më i mirë në skuadër me 7 gola në 19 paraqitje sezonale.
Për futbollistin e kombëtarës U-21 të Shqipërisë ka filluar menjëherë interesimi i skuadrave më të mëdha në Evropë.
Së fundmi, u përfol për një kalim të Milotit tek skuadra turke Galatasaray, por interesim konkret për të po shfaq edhe skuadra e famshme italiane,Napoli./Insajderi.com