×
  • Lajme
  • Insajderi

    Minatorët e ngujuar nisin të dalin nga miniera, sanohet problemi

    Insajderi
    27 September 2022 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbi 120 minatorë kishin mbetur të ngujuar në Trepçë, shkaku i ndërprerjes së rrymës. Por, ata kanë nisur të dalin nga miniera pasi problemi është rregulluar.

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçë”, Enis Abdurrahmani tha se kjo ka ndodhur për shkak se është goditur nga rrufeja rrjeti furnizues dhe se tashmë problemi është sanuar.

    “Punëtorët janë në gjendje të mirë, kanë nisur të dalin nga miniera. Problemi është sanuar”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark