×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zyra e BE’së del me njoftim, të hënën diskutohet për situatën në Kosovë

    Insajderi
    11 November 2022 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojnë situatën në Kosovë dhe tema të tjera aktuale në Ballkanin Perëndimor në një takim të rregullt të hënën.

    Kështu ka bërë të ditur me anë të një njoftimi të Zyra e BE-së.

    Sipas këtij njoftimi, ministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, çështjen e konvertimit të targave dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

    Takimi i ministrave të BE-së gjithashtu është paraparë si përgatitje për samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë të Shqipërisë.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, njoftoi të premten për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Paris.

    Borrell i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq nga serbët në Kosovë kërkoi rikthimin në institucione.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark