×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Arsimit krenohet me shkollën që Erdogani kërkon ta mbyllë

    Insajderi
    12 April 2017 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti Recep Tayip Erdogan nuk do të ndihet i lumtur me Kosovën, nëse e sheh një fotografi nga një takim i Ministrit t Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami që ka pasur të mërkurën në zyrën e tij.

    Ministri Bajrami priti të hënën nxënëset e gjimnazit “Hasan Nahi” të Prishtinës, Elena Hyseni dhe Fatlindë Zogaj, të cilat zunë dy vendet e para në Olimpiadën ndërkombëtare “Golden Climate – 2017”, në fushën e projekteve shkencore mjedisore për energji të qëndrueshme.

    Por kjo nuk ka fare rëndësi në raport me kërkesën zyrtare të Turqisë ndaj Kosovës, së bërë verën e vitit të kaluar.

    Presidenti turk pasi kishte fajësuar kundërshtarin e tij Lëvizjen e Fethullah Gylenit për organizimin e puçit ushtarak ndaj tij, kishte bërë një kërkesë ndaj Kosovës, për të mbyllur shkollat e Gylenit që veprojnë në vend.

    Erdogan kishte marrë përgjigje nga vet ministri Bajrami i cili kishte thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se të gjitha institucionet arsimore në vend funksionojnë në bazë të ligjit mbi arsimin në Kosovë.

    Sipas tij, Kosova nuk udhëhiqet nga deklaratat politike të një shteti tjetër dhe se  do të jetë këmbëngulës që të respektohen ligjet e Kosovës, duke ruajtur njëkohësisht  edhe raportet e mira  me Turqinë.

    Këtë e ka dëshmuar  edhe 9 muaj pas kësaj deklarate duke takuar nxënëset dhe drejtuesit e shkollës së mesme “Hasan Nahi” e cila vepron në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

    Kjo shkollë është pjesë e Qendrës Arsimore Gulistan, e cila është një nga degët e Lëvizjës së Gulenit, klerikut turk që ka një sistem të gjerë arsimor në botë.

    Ministri Bajrami sipas komunikatës së Ministrisë, ka përgëzuar dy nxënëset fituese për suksesin e arritur në këtë garë të rangut ndërkombëtarë, sukses ky që dëshmon që Kosova ka nxënës të shkëlqyeshëm, të cilët me njohuritë që kanë po dëshmohen gjithnjë e më shumë në garat e ndryshme të diturisë në nivel botëror.

    “Ministria e Arsimit i gëzohet sukseseve të  nxënësve tanë, njëherësh i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë me bursa dhe forma të ndryshme stimuluese, të gjithë nxënësit fitues të medaljeve të cilët mund t’i konsiderojmë edhe si ambasadorë që e prezantojnë vendin tonë denjësisht, kudo që u jepet mundësia”, tha ministri Bajrami.

    Nxënëset Elena Hyseni dhe Fatlindë Zogaj, fituan dy medalje të arta me projektet shkencore “Eko-beton” dhe “Jo më kimikale të dëmshme në ushqimin tuaj”. Olimpiada “Golden Climate – 2017”, u mbajt në Najrobi – kryeqyteti i  Kenias në Afrikë, ndërsa në konkurrencë ishin mbi 2000 projekte shkencore nga 70 shtete të botës./Insajderi.com

    Shkollat e Gulenit në Kosovë reagojnë pas kërkesës së Turqisë për mbylljen e tyre

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark