×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri arsyeton pse nuk është ndarë buxhet për viktimat e dhunës seksuale

    Insajderi
    20 March 2017 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka treguar se çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës, do të rifilloj gjatë muajit të ardhshëm me verifikimin e tyre, në mënyrë që të krijohet lista e atyre që do të përfitojnë pensionet.

    Abrashi ka thënë se arsyeja që deri më tani nuk është ndarë buxhet për shkak se është menduar se nuk është në rregull të ndahet buxhet pa përfunduar procesi i verifikimit. Krejt kjo sipas tij ka edhe një arsye tjetër.

    “Nuk e kem telashin buxhetin. Nuk e kemi ndarë buxhetin e veçantë sepse nuk kemi dashur të identifikojmë se kush janë këto viktima dhe sa është numri i tyre”, ka thënë Abrashi në Klan Kosova.

    Sipas tij, deri tani janë kryer të gjitha proceset burokratike dhe tashmë është themeluar paneli prej 9 vetave të cilët do të bëjnë verifikimin e viktimave.

    “Janë 9 emra që janë dërguar në Qeveri e të cilët do të merren me  verifikimin e viktimave të dhunës. Pres që gjatë javës së ardhshme të nisë puna”, tha Abrashi.

    Ai tregoi gjithashtu se është përzgjedhur edhe një organizatë jo qeveritare e cila do të mbikëqyrë procesin e verifikimit.  Por ai nuk ka treguar se si do të kryhet verifikimi i viktimave të dhunës seksuale./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark