×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministri Çeku adreson në prokurori disa kontrata për investime kapitale të arritura nga paraardhësit e tij

    Insajderi
    08 June 2021 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shqyrtuar raporti i auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”, ku u tha se nga 100 milionë euro të zotuara, rreth 60 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale arsimore, kulturore dhe sportive.

    Për këtë kanë raportuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Harullah Çeku, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

    Çeku tha se për këto investime kanë bërë një skanim të të gjeturave të projekteve kapitale në këtë ministri të nisura nga qeveritë e kaluara dhe nga këto sipas tij ka shkelje të shumta e që i kanë adresuar në prokurori për vepra penale.

    Për çka ai theksoi se për një projekt veç kanë nisur hetimet, por nuk bëri të qartë se në cilin nivel janë këto hetime.

    “Për disa parregullsi që ka dyshime kemi adresuar në prokurori për vepra penale, dhe çdo herë që hasim në këso lloj shkeljesh gjatë skanimit të gjendjes do të veprojmë kështu”, tha ai.

    Një sfidë tjetër sipas tij, është numri i madh i memorandumeve të bashkëpunimit me komunat që janë arritur vite më parë, në të cilat ai tha se kanë mangësi.

    Madje, ai para deputetëve bëri të ditur se 34 projekte të nisura për investime do të ndalen për shkak të mos përfshirjes në buxhet.

    “Një problem i madh është edhe nënshkrimi i kontratave për projektet kapitale pa mbulesë financiare. 34 projekte aktive të gjitha kanë probleme për mungesë të buxhetit të planifikuar. Sipas të gjitha gjasave ne do të detyrohemi me i anuluar këto projekte”, theksoi Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark