×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri i Kurtit kërkon “absolutisht” Asociacion njëetnik

    Insajderi
    28 January 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, ka tha se emri i Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë absolut dhe statusi i tij të jetë njëetnik.

    Në një intervistë për Radiokim, Rashiq tha se nuk kanë asgjë me emrin e Asociacionit por pjesa që ka të bëjë me statusin është shumë më e rëndësishme, transmeton Insajderi.

    Mirëpo, Rashiq përkujtoi se edhe sipas Marrëveshjes së Brukselit nuk ka Bashkim por Asociacion të komunave me shumicë serbe.

    “Ai emërtim (Asociacioni i Komunave Serbe) është absolut. Sigurisht që nuk do të jetë ashtu siç paraqitet tani, por gjithsesi duhet të jetë i popullatës me shumicë serbe. Unë gjithmonë kam thënë se kemi nevojë për ide të reja. Në këtë rast, në mënyrë metaforike, të dyja palët kanë hyrë në bunker dhe askush nuk po largohet nga pozicioni i tyre, ata po mbahen fort pas pjesëve të marrëveshjes, jo të gjithë marrëveshjes, duke injoruar marrëveshjen në tërësi, por duke mbajtur një ose dy pika”

    “Nuk keni asgjë spektakolare në vetë emrin, por kjo është arsyeja pse pjesa që ka të bëjë me statusin e vetë organizatës është shumë më e rëndësishme. Statusi juridik dhe teknik, siç parashihet në marrëveshje, në kuadër të institucioneve të Kosovës. Nuk ka rëndësi emri, nuk është më i rëndësishmi, më i rëndësishmi është statusi”, thekson Nenad Rashiq.

    Nenad Rashiq është i ftuar në takimi e organizuar nga Ambasada Amerikane për të diskutuar rreth Asociacionit.

    Nuk dihet ende nëse Rashiq do ta përfaqësoj ekzekutivin apo merr pjesë si përfaqësues i komunitetit serb të Kosovës.

    Ky takim do te mbahet me 31 janar, ndërsa kryeministri Kurti nuk do të jetë prezent pasi nuk është ftuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark