×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i ri thotë se anëtarësimin në Interpol do ta ketë prioritet

    Insajderi
    25 October 2018 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka bërë me dije se anëtarësimi i Kosovës në Interpol, mirëmbajtja e aspekteve me ndikim në liberalizimin e vizave, përgjegjësitë në raport me MSA-në janë prioritetet e tij si ministër.

    Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se do të jetë i përkushtuar për realizimin e detyrave të Kosovës drejt përafrimit me Bashkimin Evropian.

    Mustafa ka pohuar se ndër prioritetet e punën së tij do të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit, luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore si dhe luftimi terrorizmit dhe ekstremizmit.

    Ai ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha agjencitë nën menaxhimin e saj janë të përkushtuara për vendosjen e rendit dhe zbatimin e ligjit.

    Rastin e fundit ku djalit të shefit të AKI-së iu gjetën armë dhe narkotikë në veturë ministri Mustafa nuk ka dashur ta komentojë, duke theksuar se janë organet e drejtësisë që do ta thonë fjalën e tyre.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark