×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë jep detaje: 15 persona të lënduar rëndë, mesin e tyre një vajzë e mitur

    Insajderi
    25 July 2021 - 11:51

    Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci, shkruan Insajderi.

    Shefi i Mbrojtjes Civile, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros shkuan në vendin e ngjarjes. Pasi vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të plagosur kërkuan ndihmë, Vili Beroš iu drejtua publikut.

    “69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident,” tha Beros.

    15 persona u plagosën rëndë.

    “Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë,” tha Beroš.

    Fjalën e mori Maja Grba Bujevič.

    Ajo tha se ishin përfshirë 6 ekipe të ndihmës së shpejtë.

    “Në 6:23 morëm një telefonatë, në 6:26 u larguam,” tha Grba Bujevic. Katër, pesë minuta më vonë, tha ajo, stafi i ambulancës tashmë ishte atje.

    Kreu i spitalit tha se kishte lëndime të ndryshme.

    “Dy persona janë në kujdes intensiv, 15 janë plagosur rëndë. Ne patëm tre operacione dhe kjo nuk përjashton mundësinë e operacioneve të reja. Të gjithë pacientët u kujdesën sipas rregullave,” tha shefi i spitalit.

    Damir Trut tha se të gjitha shërbimet adekuate bënë një punë të mirë.

    /Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark