12:28 - 21 Janar 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të mbajë sot konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas këtij njoftimi, konferenca do të mbahet në orën 13:30, ndërsa arsyeja nuk është bërë e ditur.