×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri, profesor i katër lëndëve në universitet

    Insajderi
    19 April 2017 - 17:27

    Në debatin parlamentar që po mbahet në Kuvend, deputetja e Nismës Valdete Bajrami ka kërkuar sqarim nga ministri i Arsimit Arsim Bajrami sesi kolegu i tij nga kabineti qeveritar ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili është edhe profesor i rregullt në Fakultet Ekonomik mban katër lëndë në këtë fakultet.

    “Në Fakultetin Ekonomik ka pasur konkurs ku ka konkurruar një koleg juaj nga kabineti qeveritar. Ministër, në Fakultetin Ekonomik, Hoti ka marrë 4 lëndë të rregullta dhe në komision kanë qenë dy anëtar të partisë së tij që është konflikt interesi kjo, dhe si mundet ministri të kryej të gjitha punët”, ka thënë deputetja Bajrami në pyetjen që ia ka adresuar ministrit të arsimit, raporton Zëri.

    Ajo është shprehur se të jesh ministër i suksesshëm dhe profesor i rregullt në UP nuk do koment.

    Ndërkaq ministri Arsim Bajrami është përgjigjur se ministri Hoti është mësimdhënës tash e sa vite në Fakultetin Ekonomik dhe bëhet fjalë për rizgjedhjen e tij.

    “Është i barabartë si çdo kandidatë tjetër dhe trajtohet i barabartë”, tha ministri Bajrami.

    Bajrami madje ka sqaruar se sa i përket zgjedhjes së tij është çështje ligjore e fakultetit dhe universitetit dhe veç universiteti, sipas tij ka drejtë ligjore të kujdeset për zgjedhjen në njësitë akademike./Insajderi.com

    Lexo edhe:

    Kryeministri i paguximshëm që shtiret si “akademik i pafajshëm”

    Kandidati për lektor pretendon se Zyra e Kryeministrit ia falsifikoi testin me shkrim

    Kadriu kërkon të hetohen “zhvatësit e shtetit”, Kurti i thotë se ajo është njëra prej tyre

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark