×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ministri serb: Asociacioni s’duhet të jetë një organizatë ku serbët pinë kafe, por …

    Insajderi
    15 December 2022 - 11:33

    Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

    Vuçeviq ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe, nuk duhet të jetë një organizatë joqeveritare ku serbët mblidhen për të pirë kafe, por për t’i mbrojtur ata institucionalisht dhe legjislativisht.

    “Presioni ndaj Serbisë po rritet dita ditës. Këtë e bëjnë në mënyrë strategjike dhe të vazhdueshme, duke iu thënë serbëve se nuk ka kush t’i mbrojë. Të shqetësuar për barrikadat? Pse nuk jeni të shqetësuar për Marrëveshjen e Brukselit”, ka pyetur ministri serb ndërkombëtarët, përcjell Insajderi.

    Ai ka theksuar se Serbia ka zgjidhje për të gjitha situatat dhe kërkon nga serbët në Kosovë të shmangin çdo konflikt.

    “Nata kaloi e qetë, në një atmosferë të tensionuar. Barrikadat janë ende aty dhe serbët po i mbrojnë të drejtat e tyre. Situata jonë nuk është e thjeshtë, por kjo nuk do të thotë që duhet të qajmë. Serbia ka vijat e veta të kuqe, të cilat janë të dukshme për të gjithë, dhe është një supozim i gabuar që Serbia nuk e di se çfarë po bën”, ka potencuar Vuçeviq. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark