×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb i Mbrojtjes: Jemi të aftë për luftë ndaj Kosovës, por …

    Insajderi
    10 November 2022 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtria e Serbisë është e aftë për luftë, por nuk e kërkon një të tillë. Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes i këtij shteti, Millosh Vuçeviç, duke folur për tensionet e fundit me Kosovën, gjatë një interviste për “Veçernje Novosti”.

    “Ne nuk duam të kthehemi në vitin 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke shkrepur armët apo duke luajtur lojëra lufte”, u shpreh ai, duke shtuar se dialogu është e vetmja alternativë për të zgjidhur situatën aktuale.

    Pa dhënë një përgjigje të drejtëpërdrejtë, Vuçeviç la të kuptohet se ushtria e tij nuk mund të vendosë as një çizme në territorin e Kosovës, pasi kjo do të çonte në një përplasje jo vetëm me këtë shtet, por edhe me NATO-n.

    Ministri i Brendshëm serb foli edhe për propozimin franko-gjerman, duke konfirmuar se është kthyer në kornizë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

    “Na kërkohet që praktikisht të njohim realitetin politik dhe juridik të Kosovës si shtet i pavarur. Më saktë, të kuptojmë se është një rrugë e natyrshme që Kosova të marrë një vend në OKB”, nënvizoi ministri serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark