×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ministri Zemaj për Zgjedhjet: Ndalohen tubimet për fushatë, nuk do të tolerohet askush

    Insajderi
    24 October 2020 - 13:00

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka mbledhur sot Bordin Këshilldhënës për të diskutuar mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komunash në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

    Zemaj ka thënë se në ditën e zgjedhjeve duhet të respektohet masat kurse tubimet janë të ndaluara.

    “Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik, gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd”, ka thënë ai.

    Ministri i Shëndetësisë ka thënë poashtu se ditëve në vijim do të dalin me rekomandime për KQZ’në për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve të 29 nëntorit.

    “Ndërsa në ditët në vijim, bashkë me IKSHPK-në do të dalim edhe më hapa konkret për ti rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.”, ka thënë Zemaj.

    https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3515644081815780

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark