×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria del me njoftim pas bllokimit të rrugës Mitovicë-Jarinje

    Insajderi
    14 August 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me njoftim pas bllokimit të rrugës Mitrovicë – Jarinje, pasi rrëshqitën gurët.

    Në njoftim ministria apelon që qytetarët të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri, pasi ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja.

    “Sot rreth ores 9 të mengjesit, në rrugën Nacionale N 22.3, segmanti Mitovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si”Shkëmbi I Kajushes” kanë rreshqitur gurët dhe është mbyllur rruga. Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndermarrë veprimet për sanim të gjendjes. Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark