×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministria e Bujqësisë i përgjigjet bujqve protestues

    Insajderi
    23 September 2021 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thënë se programin e subvencioneve e ka hartuar bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte për vitin 2021 në përgjigjen dhënë bujqve që sot dolën në protestë për t’u ankuaa për këtë çështje.

    Për këtë ligj, Ministria thotë se i ka kaluar të gjitha proceset konsultative institucionale dhe me publikun.

    “Pra, kriteret dhe të gjitha procedurat tjera në kuadër të këtij programi janë bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

    Po ashtu, Ministria thotë se respekton të drejtën për protestë të secilit fermer dhe përfaqësuesve të tyre dhe se i pranon e trajton me kujdes kërkesat që i adresojnë ata ndaj programeve mbështetëse të Ministrisë.

    “Duke pasë parasysh që kërkesat e fermerëve dhe përfaqësuesve të tyre adresohen çdo vit gjatë procedurave të hartimit të programeve mbështetëse, MBPZHR-ja bën shqyrtimin dhe më pastaj edhe inkorporimin e tyre në programet dhe politikat e saj, konform ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi”.

    MBPZHR-ja thotë se gjatë hartimit të Programit të Pagesave Direkte –Subvencioneve për vitin 2021, i ka përfshirë në grupet punuese edhe përfaqësuesit e fermerëve të nënsektorit të grurit dhe nënsektorëve të tjerë.

    “Gjatë këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programet dhe politikat bujqësore i ka adresuar vërejtjet dhe mangësitë e gjetura në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe po ashtu gjatë hartimit të tyre janë marrë parasysh edhe rrethanat e krijuara nga zhvillimet që kanë ndodhur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, mangësi këto që janë shfaqur edhe gjatë viteve të kaluara”.

    VIDEO: https://fb.watch/8c5Zqf9YAC/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark