×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Bujqësisë ia falsifikon nënshkrimin kryeshefit të suspenduar

    Insajderi
    09 October 2018 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendime të falsifikuara për subvencione është duke prodhuar Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Të tilla që ka siguruar “Koha Ditore” janë lëshuar në shtator dhe mbajnë nënshkrimin e Elhami Hajdarit, kryeshef i Agjencisë, i cili prej muajsh është i suspenduar dhe nuk ndodhet në zyre, shkruan sot Koha Ditore.

    Edhe muajve paraprak, por edhe gjatë shtatorit, Hajdari nuk ka mundur ta ushtrojë funksionin. Kjo, pavarësisht faktit se edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, nëpërmjet një aktvendimi, u ka dhënë vulë pohimeve se ishin të paqena “faktet” që i kishte listuar ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, si arsye për ta larguar atë nga pozita e kryeshefit.

    Gazeta ka raportuar më herët se Hajdari është ndëshkuar pasi kishte refuzuar t’ia përcillte jashtëligjshëm mbi 80 mijë euro një biznesi me bazë në Prizren, me të cilin kishte raport afarist Biljana Rikalo, bashkëshorte e këtij ministri serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark