×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Aktuale

    Ministria e Hajrullah Çekut penalizon botuesin kryesor të dramave në Kosovë e Shqipëri

    Insajderi
    12 July 2021 - 12:59

    Jeton Neziraj  drejtor i Qendrës Multimedia pas shumë ankesave për Ministrinë e Kulturës, kësaj radhe akuzon këtë institucion për financimet e botimeve të librave për vitin 2021.

    Kjo nuk është hera e parë që Neziraj shkruan në lidhje me fondet e MKRS-së, pasi që, Qendra Multimedia e udhëhequr nga ai, është penalizuar tërësisht nga këto fonde, ani pse, është botuesi kryesor i dramës, në Kosovë dhe në Shqipëri.

    Neziraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka paraqitur mos financimin e librit të autorit Shpëtim Selmanaj, me botues Qendra Multimedia, shkruan Insajderi.

    “Ministria e Kulturës vazhdon të na befasojë – fatkeqësisht, për të keq. Kësaj radhe, përmes Këshillit të Librit. U habita, vërtetë u habita shumë, kur në listën pë financim të botimit të librave për vitin 2021 nuk e gjeta emrin e Shpetim Selmanit, me të cilin e dija se kishim aplikuar për librin e tij të ri. Nuk e dij a duhet të qeshim a të qajmë! Në fakt, Qendra Multimedia ishte penalizuar tërësisht, ashtu sic po kuptoj qenka penalizuar edhe Lidhja e Shkrimtarëve, PEN Qendra etj. Dhe a e dini përse, sepse, Këshilli i Librit, sivjet paska vendosur të financoj ekskluzivisht vetëm botues të regjistruar si botues (pa cçka që në listën e botuar shihen edhe disa që kanë prapashtesën “SH.P.K”)”, ka shkruan Neziraj.

    Ai tutje, ka thënë se MKRS, sivjet ka vendosur ta bëjë një kriter të ri, si: Mbi çfarë baze dhe përse deri më tani nuk e kanë përfillur.

    “Jam i sigurt që e dinë, se duke penalizuar Qendrën Multimedia, nuk po e penalizojnë një OJQ dosido, por botuesin kryesor të dramës, në Kosovë dhe në Shqipëri. Pra, krejt botuesit në Kosovë e Shqipëri bashk, nuk botojnë më shumë drama brenda vitit se sa që boton Qendra Multimedia. Tani, Këshilli i LIbrit le të kapet për aspektet ligjore e procedurale, megjithatë, fakti është fakt. Ashtu sic është fakt që në listën e tyre për mbështetje të financimit të librit mungon libri i Shpetim Selmanit, dhe qe ne ate liste mezi u gjendkan 2- 3 botime dramash! Një shtet që brenda vitit boton 3 libra me drama! Phu!”, ka përfunduar ai.

    Kujtojmë se MKRS, sivjet penalizoi shumë skenën e pavarur të artit në Kosovë, duke ua shkurtuar buxhetin ndërkohë që financoi festivalin ndërkombëtar “Manifesta”./ Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark