×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ministria e Hekuran Muratit rrugës për të punësuar asistentë duke shkelur Ligjin, alarmon dokumenti i brendshëm qeveritar

    Insajderi
    10 November 2021 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur konkurs për dy pozita asistente administrative. Gazeta Insajder ka siguruar dokumentet zyrtare ku tregojnë se hapja e konkursit për këto dy pozita është në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publik pasi kjo pozitë është brenda Shërbimit Civil.

    Ministra e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka shpallur një konkurs me datën 28.10.2021 për dy pozita për asistentet administrative.

    Për këto dy pozita janë shprehur dyshime se janë hapur në mënyrë jo ligjore pasi kjo punë nuk qëndron nën kompetenca të ministrisë së Financave, por të Shërbimit Civil.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentet zyrtare ku thuhet se pozita Asistente Administrative është pozitë brenda Shërbimit Civil dhe mund të shpallet vetëm nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik.

    Në një dokument të brendshëm të kësaj ministrie, që e ka siguruar Insajderi janë përmendur edhe arsyet pse këto pozita janë të paligjshme.

    Sipas, këtyre dokumenteve në këtë konkurs është përcaktuar edhe gradë e vendit të punë, ku në Ligji për Zyrtarët Publik kjo pozitë nuk ka gradë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pozita e shpallur në konkursin në fjalë ka të përcaktuar gradën “Grada e vendit të punës” në të cilën konkurs shkruhet se grada është: Nëpunës administrativ dhe mbështetës”, thuhet në dokument.

    “Neni 2 i Ligjit për Zyrtarët Publik thotë se: Zyrtarë publik janë: nënpunësi i Shërbimit Civil, nënpunësi i Shërbimit Publik, nëpunës i Kabinetit dhe nëpunësi i administrativ dhe mbështetës”.

    Konkursi i shpallur nga Ministria e Financave

    Mirëpo, nga Ministria e Financave në një përgjigje për Insajderin, kanë mohuar se ky konkurs është në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publik.

    Sipas tyre, procedura e rekrutimit të këtyre pozitave është përcaktuar me nenin 79 dhe 80 të këtij Ligi, dhe se procedurat e konkurrimit organizohen nga institucioni që e ka pozitën të lirë.

     “Procedura e rekrutimit të këtyre pozitave është përcaktuar me nenin 79 dhe 80 të këtij Ligi, ku përcaktohet se marrëdhënie punës në këtë rast rregullohet me legjislacion e punës dhe procedurat e konkurrimit organizohen nga institucioni që e ka pozitën të lirë. Komform këtyre dispozitave dhe në përputhje me procedurat e parapara me Udhëzimi Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, është shpallur ky konkurs”, thuhet në përgjgijet e MFPT dhënë Insajderit.

    Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se ky konkurs është shpallur me dispozitat e Ligjit të Punës meqë synohet të krijojë marrëdhënie pune të natyrës së përkohshme.

    Kjo, pasi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është në fazë të fuzionimit të ish ministrive paraprak

     “Ky konkurs qëllimisht është shpallur me dispozitat e Ligjit të Punës meqë synohet të krijojë marrëdhënie pune të natyrës së përkohshme. Ky veprim është bërë meqë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është në fazë të fuzionimit të ish ministrive paraprak (MF dhe MPMS). dhe, në fund të këtij procesi, pritet të ketë zyrtarë që mund të përfundojnë në listën rezerve. Andaj, prioritet i sistemimit të stafit aktual është para çdo veprimi, përfshirë edhe këtu rekrutimin e stafit të ri. Në anën tjetër, sikur të kishim shpallur një pozitë të tillë të shërbimit civil (pozita Zyrtar Administrativ – kategoria profesionale 4), punësimi do të kishte natyrë të përhershme, pas kalimit me sukses të fazës provuese”, thuhet me tej në përgjigjen e MFPT

    Mospuna e is-ministrave paraprak, sipas MFPT ka ndërlikuar këtë proces pasi volumi i punëve në Zyrë të Sekretarit në të dy ish-ministritë është tejet i madh.

    Po ashtu, këto dy pozita janë hapur me qëllim të plotësimit të dy pozitave të lira në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, që edhe pse kanë qenë të buxhetuara, kanë mbetur të lira që nga viti 2020.

    “Zyra e Sekretarit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që nga fillimi i vitit 2020 është pa staf, pra nuk ka asnjë të punësuar. Që nga ajo kohë, i gjithë stafi i angazhuar në këtë zyre ka qenë nëpërmjet transfereve të brendshme horizontale apo nëpërmjet financimit të stafit nga donatorët. Kjo, meqë Ligji për Zyrtarët Publik nuk lejon transferimin e përhershëm horizontal dhe kjo bëhet vetëm për një periudhë të përkohshme deri në 6 muaj. Po ashtu, rekrutimi i jashtë akoma është i mbyllur dhe rishtas është filluar me konkurset e brendshme”.

    “Në anën tjetër, kjo ministri është duke kaluar një fazë të fuzionimit të ish ministrive paraprak (MF dhe MPMS). Ky proces  po del të jetë një proces i ndërlikuar dhe volumi i punëve në Zyrë të Sekretarit në të dy ish-ministritë është tejet i madh. Këto dy pozita janë hapur me qëllim të plotësimit të dy pozitave të lira në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, që edhe pse kanë qenë të buxhetuara, kanë mbetur të lira që nga viti 2020”, thuhet në përgjigjet e tyre.

    Më poshtë gjeni Nenin 79 dhe 80 të Ligjit NR 06L-114 mbi të cilin bazohen përgjigjet e Ministrisë së Financave, duke shkelur Nenin 2 të po këtij ligjit./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark