×
  • Lajme
  • Lajme

    MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE TRANSPORTIT SHËNON DITËN BOTËRORE TË PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE NË TRAFIKUN RRUGOR

    Insajderi
    15 November 2019 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, të premten kanë shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

    Si një nga akterët kontribues në sigurinë e trafikut rrugor, MIT, e përfaqësuar nga Fejzulla Mustafa, Drejtor i Departamentit Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Avdyl Ymeri, Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, vlerësuan lartë bashkëpunimin e të gjitha institucioneve relevante në ruajtjen e sigurisë rrugore dhe zvogëlimin e numrit të viktimave në trafik në Republikën e Kosovës, si dhe theksuan hapat e ndërmarrë deri më tani nga MIT, përkitazi me temën.

    Duke kontribuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, organizimin e fushatave vetëdijesuese dhe përkushtimin e përgjithshëm karshi sigurisë rrugore, MIT, në Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, tregon gatishmërinë e forcimit të rolit të saj në aspektin e sigurisë dhe participimin e vazhdueshëm në shtrirjen e aktiviteteve promovuese për siguri rrugore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark