×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministria e Kulturës nuk e mbështet financiarisht Festivalin e Prozës Artistike ‘FICTION FEST’

    Insajderi
    04 August 2022 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Kulturës ka bërë publike listën e përfituesve nga thirrja për projekt-propozimet kulturore 2022 në Art dhe Trashëgimi Kulturore. Një prej ngjarjeve të njohura tashmë kulturore në vend, FICTION FEST, nuk figuron ndër përfituesit

    Shkrimtarë të njohur dhe lexues të rregullt s’mund të shihen më në vendtakimin e dikurshëm.

    Festivali i Prozës Artistike “FICTION FEST”, këtë vit do të shënonte Edicionin V, por kjo gjë iu pamundësua.

    Realizimi i këtij festivali para së të gjithash kërkon mbështetje nga institucionet e Kosovës, e sidomos mbështetje financiare.

    Kur Ministria e Kulturës bëri publike dje listën e përfituesve nga thirrja për projekt-propozimet kulturore 2022 në Art dhe Trashëgimi Kulturore, FICTION FEST nuk figuroi ndër fituesit.

    Për këtë, drejtori i festivalit, Adil Olluri u njoftua përmes një email.

    Olluri, i revoltuar, njoftoi të gjithë publikun e gjerë, për vendimin që të mos mbështetet financiarisht festivali i tij.

    Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook:

    Festivali i Prozës Artistike “FICTION FEST” po shkon drejt zhbërjes.

    Deri sa menduam se mbështetja minimale nga Komuna e Prishtinës (e udhëhequr nga LDK-PDK) është lajmi më i keq që do ta marrim këtë vit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (e udhëhequr nga VV) na bëri të ditur se duhet të jemi më “optimistë” në këtë drejtim, sepse gjithnjë ka edhe më keq, keq e më keq.

    MKRS e shpërfill krejtësisht edicionin e pestë të festivalit në fjalë, nuk e ndihmon me asnjë qindarkë, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë mbajtjen e edicionit të tij jubilar. Për shkak të mungesës së përkrahjes institucionale, “FICTION FEST” është në prag të shuarjes.

    Shpresojmë dhe besojmë në ditë më të mira!

    Olluri është pyetur nga Gazeta Express se cilat ishin arsyet që ky projekt të mos mund të vazhdonte rrugëtimin e tij, sikurse 4 vitet e kaluara. Ai u ankua për mënyrën se si ishte bërë procedura e aplikimit.

    Sipas tij, kriteret e vendosura dhe ngarkesa e aplikimit e çuan festivalin e tij në një gjendje inekzistence.

    “Ka qenë një mënyrë e vështirë për të aplikuar në platformën “E-Kosova”. Kjo na ka sanksionuar jo vetëm mua dhe “Fiction Fest” që unë e drejtoj, por shumicën e aktiviteteve kulturore e letrare në Kosovë”.

    Tutje për Express ka bërë të ditur që ka pasur një mbivendosje kriteresh.

    Sipas tij, kriteret që janë vendosur për të përfituar mjetet e nevojshme i janë dukur të çuditshme dhe të stërngarkuara.

    Ndërsa po këtë vit, ky festival ka marrë 2 mijë e 500 euro nga Ministra e Kulturës.

    Olluri thotë që subvencionimet janë të vogla, krahasuar më kriteret e larta dhe të vështira që janë vendosur.

    Olluri, ndër të tjera, ka thënë që nga Ministria nuk ka marrë ndonjë përgjigje të veçantë pse nuk ka marrë përkrahje. Pra të gjithë jo përfituesit janë informuar përmes një njoftimin ne E-Kosova.

    Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Kulturës, lidhur më këtë.

    Secili aplikues përmes platformës e-Kosova në email i janë dërguar arsyet e mos mbështetjes, prandaj është i informuar. Ky proces është ne fazë të ankesave, këto janë rezultatet paraprake, prandaj secili mund t’i shfrytëzoj rrugët ligjore dhe të drejtën për ankesë”, ka thënë për Gazetën Express, Zana Fetiu, zëdhënëse e Ministrisë.

    Përfitues të mjeteve për realizimin e ngjarjeve, eventeve, dhe shfaqjeve janë gjithsej 26 Organizata jo-qeveritare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark