×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria promovon përfitimet nga MSA-ja por BE-ja thotë se pa sundim të ligjit MSA nuk sjellë asgjë

    Insajderi
    27 February 2017 - 22:49

    Ministria e Integrimeve Evropiane ka “festuar” të hënën njëvjetorin e MSA-së duke marrë pjesë në një tryezë diskutimi e organizuar nga Grupi për Studime Juridike në të cilën ishte një pyetje kruciale “A jemi më afër integrimit në BE?”.

    Madje ministrja Mimoza Ahmetaj tha se me hyrjen në fuqi të MSA-së është krijuar një bazë e re e zhvillimit të Kosovës.

    Madje për MSA-në, Ministria e Integrimeve ka lansuar edhe një video përmes së cilave u tregohet qytetarëve se cilat përfitimet nga MSA-ja, marrëveshja për Stabizilim Asocim mes Kosovës dhe BE-së.

    Në video, aktorë profesional tregojnë në pika të shkurtra përfitimet nga kjo marrëveshje.

    “Kerret e reja mas po importohen pa doganë munden me kushtu më lirë sesa këto të përdorura”, shpjegohet në këtë video teksa me fusnotë tregohet “vetëm për veturat e reja me origjinë nga BE-ja”.

    Më tej shpjegohet se me MSA-në “pak me dashtë Kosova i shet mjedra 500 milionë banorëve të BE-së ”.

    Por krejt këto bijnë në ujë, nëse lexohet deklarata e shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

    Sipas saj, Kosova nuk mund të përfitojnë nga MSA-ja për shkak të korrupsionit dhe krimit.

    Sipas saj, sundimi i ligjit mbetet sfidues për implementimin e MSA-së, ngase në Kosovë nuk ka pavarësi të gjyqësorit, por ka krim dhe korrupsion, si dhe uzurpime të pronave, probleme këto, të cilat, sipas saj, e pengojnë biznesin dhe zvogëlojnë mundësitë e Kosovës të përfitojë nga MSA-ja.

    Apostollova për këtë tha se mbetet përgjegjësi e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës që t’i plotësojnë të gjitha kriteret e dala nga MSA, për të cilat mendon se do të kenë vështirësi.

    “Sundimi i ligjit është baza e MSA-së, dhe një ndër sfidat kryesore për Kosovën është pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni, krimi i organizuar, uzurpimet e pronave, mungesa e transparencës dhe disa rregullator ekonomik e kështu me radhë. Këto probleme nëse nuk adresohen në mënyrë të duhur do t’i prekin bizneset dhe do të pengojnë përpjekjet që të jetë Kosova më afër BE-së. Minon po ashtu edhe mundësitë e Kosovës të përfitoj nga MSA-ja”, theksoi ndër të tjera Apostollova.

    Megjithatë, shefja e BE-së tha tregu i BE-së me 500 milionë banorë është tashmë i hapur për produktet dhe eksportet e Kosovës. Por shteti i Kosovës duhet të bëjë më shumë që kjo të ndodhë.

    E sipas ministres Ahmetaj, Qeveria e Kosovës ka zbatuar planin e MSA në tërësi brenda këtij viti.

    “Ende një vjet jo i plotë prej kur MSA ka hyrë në fuqi, jemi munduar ta përcjellim në hap se ku qëndrojmë në implementimin e saj. Nga informata që ne deri tani kemi, jemi në rregull me planin e zbatimit”, kishte thënë Ahmetaj.

    Përkundër të gjitha pengesave nga përfitimi i MSA-së, shkaku i krimit dhe korrupsionit, për përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Andreë Rusell një fushatë për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve lidhur me procesin dhe rëndësinë e MSA është i nevojshëm.

    Megjithatë fushata e cila do të përfshijë tërë Kosovën dhe do të zgjatë pesë javë./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark