×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministrja austriake e BE-së: Është koha që përfundimisht t’i liberalizohen vizat Kosovës

    Insajderi
    24 May 2022 - 14:12

    Ministrja për BE-në dhe Kushtetutën në kancelarinë austriake, Karoline Edtstadler, ka thënë se është koha që përfundimisht të liberalizohen vizat për Kosovën, pasi 95 kriteret e kërkuara nga BE-ja janë plotësuar.

    Edstadler ka zhvilluar një takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla ku ndër të tjera kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Një bashkëbisedim i mirë me zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla. Dialogu Prishtinë-Beograd është kyç jo vetëm për stabilitetin e rajonit por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj për përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok”, ka thënë ajo.

    Ministrja austriake po ashtu është shprehur se ka ardhur koha që përfundimisht Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

    “Kosova është vendi i fundit në Ballkan të cilës i kërkohen vizat. Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizim të vizave, dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave. Është koha përfundimtare që të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka thënë ajo.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark