×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrja britanike dha dorëheqje se dërgoi dokument zyrtar nga posta private, MASHTI postoi foto me gisht të mesëm u kërkua vetëm falje

    Insajderi
    19 October 2022 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një foto e postuar sot në faqën zyrtare të Ministrisë së Arsimit në rrjetin social “Facebook” u bë virale. Në faqen e instuticionit arsimor është publikuar një foto e një zyrtari në këtë ministri me gishtin e ngritur lart. Ky veprim nënkupton fjalë “Fuck you” .

    Për një huqje të tillë nga Zyra për media e Ministrisë së Arsimit e arsyetuan se ndodhi për shkak të ngarkesës së madhe në punë e se janë staf i pakët.

    I kërkoj falje medieve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë lëshim të paqëllimshëm.  Jemi përpjekur që të jemi gjithmonë në nivel të detyrës, me staf të paktë në numër e me punë shumë dhe, siç e dinë të gjithë ata që punojnë në komunikim me publikun, pa orar dhe në kushte e rrethana jo gjithmonë të lehta, në mënyrë që ta sjellim sa më shpejt lajmin te ju”, thuhet në reagim.

    Zyrtar i Ministrisë se Arsimit kishte për detyrë që të postonte fotot nga aktiviteti i kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci. Por, postoi veten në faqen zyrtare të MAShT’it në Facebook. Edhe atë duke e ngritur gishtin e mesëm.

    Ky veprim nënkupton fjalë “Fuck you”, kjo madje kuptohen edhe nga shkrimi i theksuar në bluzën e tij.

    Për një veprim të tillë u kërkua vetëm falje, nuk u paralajmërua ndonjë mas tjetër. Por, në një vend krejt tjetër sot në Mbretërinë e Bashkuar ministrja e Brendshme, Suella Braverman, ka dhënë dorëheqje vetëm pasi gaboi duke dërguar dokument zyrtar nga posta private, shkruan Insajderi.

    “Kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë; jap dorëheqjen,” tha Braverman në letrën e saj drejtuar Liz Truss, e cila u postua në Twitter.

    Ajo u largua pasi i ka dërguar një dokument zyrtar nga emaili privat kolegut të saj parlamentar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark