×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrja e Shqipërisë: Viti 2022 u mbyll me 7.5 milionë vizitorë, pa numëruar kosovarët

    Insajderi
    24 May 2023 - 19:09

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka thënë se sezoni turistike atje ka nisur më herët sesa vitin e kaluar.

    Sipas saj, shifrat e këtij viti janë surprizuese që në javët e para, teksa tha se viti që shkoi u mbyll me 7.5 milionë turistë të huaj.

    “Viti 2022 u mbyll me 7.5 milionë vizitorë të huaj, me pasaporta joshqiptare. Nuk mund të llogarisë mysafirët prej Kosove, për shkak se në bazë të marrëveshjes mes dy qeverive që nga mesi i vitit të kaluar kalimi në Morinë kryhet pa regjistrime”, tha Kumbaro në Klan Kosova.

    Ajo tha se Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora e Saranda janë vendet më të frekuentuara nga turistët nga Kosova, teksa shtoi se tashmë hov të madh të zhvillimit ka marrë edhe agro-turizmi.

    “Turizmi po shtrihet gjeografikisht në gjithë Shqipërinë. Shtimi i ofertës agro-turistike që është ofertë e viteve të fundit ka tërhequr shumë turistët në thellësi të vendit duke shtuar numrin e vizitorëve që vijnë edhe për natyrën, lumenjtë, pyllin e ushqimin”, tha Kumbaro.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark