×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Rizvanolli jep një lajm të keq për rrymën

    Insajderi
    01 November 2022 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka raportuar në Komisionin për Ekonomi lidhur me furnizimin me energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën e energjisë.

    Rizvanolli bëri të ditur se kërkojnë shtyrje pasi situata nuk po pritet të lehtësohet por vetëm por keqësohet.

    “Kemi kërkuar shtyrje 30 ditë pasi situata nuk pritet të lehtësohet por të keqësohet muajve të dimrit. Duke marrë parasysh vazhimësinë e këtyre vendimeve edhe rekomandimet që mund të merren”, tha Rizvanolli.

    Për furnizimin me energji elektrike në vend, Rizvanolli ka thënë se KEK-u po funksionon me dy termocentrale.

    “Po filloj nga niveli i prodhimet në Kek, aktualisht janë në funksion dy termocentrale të Kosova A dhe Kosova B. 125 mg në secilin njësi. Njësia a5 është aktualisht është jashtë funksionit. Para vitit të ri është e pakundur të hyjë në funksion në KEK. Me një kapacitet prej 750 mg, nga ana e KEK-ut nuk ka kufizime” theksoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark