×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Miratohen edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare

    Insajderi
    23 February 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë ratifikuar edhe dy marrëveshje të tjera ndërkombëtare që kanë dal nga takimet e “Procesit të Berlinit”.

    Kuvendarët votuan pro njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve në konteksin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

    Për të parën votuan pro 83 deputetë ndërkaq për të dytën të gjithë deputetët e pranishëm, pra 84.

    Prezantimi i tyre u bë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Para tyre, u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

    Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark