×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mirena: Protestuesit e sotshëm më dukeshin si luftëtarë të viteve ’30-’40 që protestonin për Stalinin

    Insajderi
    31 January 2023 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti dhe gazetari Ilir Mirena e ka komentuar protestën e sotme kundër Asociacionit, në kohën sa ambasada amerikane mbante takimin për të gjetur mënyrat për themelimin e këtij mekanizmi.

    Mirena, duke iu drejtuar kundër-debatuesit, profesorit Sadri Ramabaja, i cili ishte pjesë e protestës, e ka përgëzuar atë për aktivizmin e sotshëm.

    Megjithatë, ka thënë se përkrahja ishte e zbehtë

    “Z. Ramabaja e përgëzoj që ka marrë pjesë. Është mirë, keni bërë thirrje me dalë në këtë protestë, vazhdoni me dalë, por përkrahja ishte shumë e zbehtë”, ka deklaruar ai.

    Analisti ka ironizuar me protestën, duke thënë se protestuesit i dukeshin si luftëtarë të viteve 1930-’40 me ideologji komuniste, që sipas tij protestonin për Stalinin.

    “Mu duk sikur do luftëtarë të viteve ’30-’40, asi të Spanjës me ideologji komuniste, që ende dalin protestojnë në vende komuniste. Protestojnë për Stalinin. E përgëzoj z. Ramabaja, vazhdo me këso protesta, sepse siç ka thënë Gandhi, njëherë të injorojnë, pastaj të përqeshin, por dikur s’kanë çare pa të pranu”, ka thënë Mirena.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark