×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Mirësevjen në Romën e vogël”, ja banderola gjigante në shenjë mikpritje për Jose Mourinhon

    Insajderi
    24 May 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak orë më parë skuadra e Feyenoord ka zbarkuar në Tiranë, për të luajtur finalen e madhe të Conference League, aty ku përballë do të ketë Romën e Jose Mourinhos, me sfidën që do të luhet për herë të parë në historinë në “Air Albania” duke nisur që nga ora 21:00.

    Skuadra e Romës poashtu është nisur drejt Tiranës dhe mbështetësit shqiptar të skuadrës verdhekuqe kanë bërë gati një mesazh për teknikun portugez, Jose Mourinho.

    Në sheshin “Nënë Tereza”, në një banderolë gjigante shkruhet: “Mirësevjen në Romën e vogël, mister Mirinho”, teksa portugezi shihet në një motor të tipit “Scooter”.

    Kujtojmë se ditën e nesërme në orën 21:00, skuadra e Jose Mourinhos do të përplasë “brirët” me Feyenoordin e Slot për trofeun e parë të Conference League që do të luhet në “Air Albania”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark