Mirlind Daku ka shënuar gol në Superligën e Rusisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, pjesë e listës së Sylvinhos për duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ka gjetur golin e tretë sezonal në kampionat.
25-vjeçari realizoi golin e dytë të Rubin Kazan në transfertën ndaj Sochit.
Ishte minuta e 66-të kur sulmuesi nga Gjilani tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente në hyrje të zonës.
Rubin Kazan përkohësisht renditet në vendin e tetë me 22 pikë.